Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme në Kuvend një projektligj për ndryshimet zgjedhore, që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që janë detyrim për Kuvendin.
Propozimi i këtij projektligji është bërë në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut.
Po ashtu në projektligj përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.
Gjithashtu, në projektligj është edhe propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.
Miratimi kërkon 84 vota. Kujtojmë se PS deri tani, pa opozitën ka arritur në 82 vota.
