KQZ i hoqi mandatin Belerit, Athina zyrtare: T'i mundësohet pjesëmarrja në Parlamentin Europian

5 July 2024, 16:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ i hoqi mandatin Belerit, Athina zyrtare: T'i mundësohet
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri dhe Pirro Dhima në Himarë

Athina zyrtare ka reaguar pas vendimit të KQZ-së në Shqipëri për heqjen e mandatit të Fredi Belerit.

Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme greke thotë se Shqipëria ka shkelur prezumimin e pafajësisë, ndërsa shton se autoritetet shqiptare tashmë duhet t’i mundësojnë Belerit, si deputet i zgjedhur i Parlamentit Europian, të marrë pjesë në seancën e 16 korrikut në Strasburg.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme greke:

Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për skualifikimin e Fredi Belerisit pa u betuar as kryetari i Bashkisë së Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës dhe dënimin shpërpjestimor të vendosur, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Punëve të Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'i mundësuar menjëherë Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Plenari i tij më 16 korrik në Strasburgu.


Video