Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Socialistët kanë ndezur motorët e përgatitjes për zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë e Himarës dhe pa humbur kohë do të diskutojnë sot kandidatin që do të nxjerrin në garë.
Kryeministri Rama do të mbledhë sot në 8:30 kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën, por edhe për përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.
Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve.