Prokurorë dhe gjyqtarë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, takime me SPAK e GJKKO

8 Korrik 2024, 22:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurorë e gjyqtarë amerikanë në, takime me përfaqësues të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale

Një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të SHBA mbërritën sot në Tiranë, për t’u takuar me zyrtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, por edhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Në një njoftim në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se “priti të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.”

“Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri”, thuhet më tej në njoftim.


Video