Qeveria e ka bërë rrugë të vjedhë me rrugët. Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit deputeti i PD-së, Ervin Salianji, teksa po fliste për projektet infrastrukturore nga rruga Qukës-Qafë Plloçë, tek ajo Thumanë-Kasha apo Rruga e Arbrit.
Salianji deklaroi se Qeveria i ka përqëndruar fondet në duart e 5 oligarkëve dhe paralajmëroi se herën tjetër do i thotë me emër. Ai deklaroi se nuk është aspak rastësi që qindra miliona euro po jepen para zgjedhjeve lokale.
Ai denoncoi dhe afër e Portit të Durrësit, ku tha se porti po çohet afër Porto Romanos në duart e oligarkëve afër qeverisë. Salianji deklaroi se përmes këtij projekti, qeveritarët do të pastrojnë paratë e krimit.
"Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Rruga Lin-Porgadec, Korçë-Kapshticë, rruga e lënë po ashtu dhe Korçë-Erseke dhe dhjetëra investime të tjera që e kanë ndihmuar zonën. PS të vetmen rrugë që ju la e gatshme Qukës-Qafë Plloç, sërish thonë që do përfundojë vitin tjetër. Kjo qeveri e ka bërë rruygë që të vjedhë me rrugët. Miliona lekë dhe euiro që po kthehen në një hajdutërui brutale.
Sot jashtë, shikoni se si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për projektin që prek zonën e tyre. NgNga Kashri në Thumanë apo Thumana në Kashar, 1.3 mld euro. Shihni Lekaj-Fier, jepni 350 mln euro gjasme për një rrugë fushore që shkon shumë pak se investimi. Ndërkohë do t’i zhvasni qytetarët shqiptarë për t’ia dhënë oligarkëve. Shikoni dhe rrugën e Arbrit, nga 300 një rrugë e tenderuar në fillim me 70 mln euro e cuat 320 tani jepni 20 mln dollarë apo euro të tjera për skarpatet. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë.
Të gjitha këto nuk janë rastësi që bëhen përpara zgjedhjeve lokale. Nuk është rastësi që i përqendroni në 5 njerëz. Shihni projektin tjetër, të Portit të Durrësit, ja merrni një pasuri publike qytetarëve shqiptarë dhe ja jepni një kompanie për ndërtim për të përfituar. Ja vodhët edhe detin për të pastruar paratë tuaja në këtë projekt. Në projektin tjetër, fitoni me portin dhe padiskutim e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano tek oligrakë afër jush dhe këtu do të jemi do jua përmend të gjitha projektet me emër, qindarkë më qindarkë. Këto janë operacione tipike mafioze për ta përqendruar Shqipërinë në 5 duar oligarkësh. Në çdo hapësirë, media parlament mendoni se është armik. Mendoni se keni kapur qiellin me dorë po siç ju ndodhi sot në Divjakë ku ua hodhe atje ku e meriton ashtu kanë për t’ju hedhur qytetarët në koshin e plehrave siç e meritoni. Me emër do t’i them herën tjetër. E keni kthyer Shqipërinë në pronën e 5 njerëzve.
Shqetësimi i Edi Ramës është që të fryhet si kacek me paratë e qytetarëve. Prandaj rriten çmimet, prandaj rritet energjia, për t’ua bërë qytetarëve jetën të pajetueshme. Duke vendosur njerëz që nuk dinë abetaren në drejtimin e shtetit e kanë bërë të pamunduar për ata që shkollohen dhe që kërkojnë të jetojnë në Shqipëri. ", u shpreh Salianji.
Akuza ka pasur edhe për bordin e transparencës, sipas së cilit i shërben interesit të oligarkëve dhe jo të qytetarëve.
“Ulet çmimi i naftës në bursë këtu nuk mblidhet bordi i oligarkëve,. Tre anije për një muaj me evazion 13 milion dollarë që vijnë nga një vend me embargo si Libia nuk ka asnjë të dënuar. Trafikimin nuk e bëjnë ata që marrin naftën me bidon, e bëjnë këta. Lekët shkojnë në xhepat e qytetarëve. Dhe me ndërtimet e njëjta gjë, barazia para ligjit nuk ekziston. Pas Lakos dhe një poete dënohet për riparimet e shtëpisë nga tërmeti. Shikoni kullat pa leje. Si ka mundësi që dhjetëra pallate pa leje e kanë kthyer Tiranën në lavatriçen e parave të paligjshme”, tha ai.