Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith iu është drejtuar ditën e sotme me një video-mesaszh shqiptarëve, ku iu bën thirrje që të mos shkojnë ilegalisht në Britani, pasi sipas tij, ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri.
Ambasadori britanik thotë se dy qeveritë po punojnë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin.
“Për Britaninë miqësia me Shqipërinë ka vlerë të jashtëzakonshme për kontributin e komunitetit shqiptar në Britani, si edhe punën e britanikëve të ardhur në Shqipëri. Në e dimë shumë mirë se në zemër të marrëdhënieve tona janë lidhjet mes komuniteteve dhe popujt tanë. Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Të dy qeveritë tona po punojnë bashkërisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin”, tha ambasadori britanik nëpërmjet videomesazhit në Twitter.
My message at the opening of the exhibition to mark #100Years of #UK & #Albania relations.
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) November 17, 2022
As we celebrate our strong & enduring ties, we will approach the recent challenges around illegal migration the way we have approached many issues since 1921: together. ????????????????#UKandAL pic.twitter.com/41P5rULZpf