'Ka demokratë të përfshirë tek afera e portit të Durrësit'/ Akuza të forta nga Alibeaj: Ne s'jemi të shitur, PS-PD pazare prej 30 vitesh

17 November 2022, 11:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Ka demokratë të përfshirë tek afera e portit të

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, iu përgjigj akuzave të ardhur në adresë të tij nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se është i shitur te kryeministri Rama përmes pazareve.

Alibeaj zgjodhi të ashpërsonte tonet nga foltorja e Kuvendit, ku tha se pazarxhinj nuk mund të jenë ata të cilët kanë ngritur komision hetimor për inceneratorët, apo që kanë votuar hapjen e dosjeve të regjimit komunist, apo dhe që së fundmi kanë kundërshtuar fuqishëm Portin e Durrësit.

Alibeaj shtoi se përgjegjës për gjendjen ku ndodhet vendi është klasa e vjetër politike dhe e vërteta u duhet thënë shqipatërve pa bërë pazare.

“E vërteta u duhet thënë shqipatërve. Është detyrim historink ndaj shqiptarëve. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhdim. E di që dara e 30-viteve do të vazhdojë. Ky është momenti historik që ne duhet ta marrim përsipër.

Do të dëgjoni të shitur, të blerë, pazarxhinj. Pazarxhinj ne, që këtu disa nga këta nuk e votuan Komisionin e Inceneratorëve. T’i dalësh përballë 30-viteve pazare të fëlliqurra që vazhdojnë dhe sot ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, pse jemi dhe sot me ëndrrën e vrarë të shqiptarëve, jemi këtu nga njëra anë dhe nga ana tjetër e këtij parlamenti. Një pjesë e madhe nga të dyja palët janë të zhytur tek porti i Durrësit", tha Alibeaj.

 


Video