Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

KQZ ka bërë me dije se Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në këtë institucion për mandatin e deputetit.
KQZ bën me dije se Formularët e vetëdeklarimit do te publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.
“Në përgjigje te interesit tuaj, ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit ne KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do te publikohen sipas procedurave përkatëse ne faqen zyrtare te internetit te KQZ", njofton KQZ.
Kujtojmë se Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj kështu marrin mandatin pasi dhanë dorëheqjen Grida Duma dhe Alfred Rushaj si deputetë të PD-së.