Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi akuzat e opozitës për projektin me shumë dritë-hije të Portit të Durrësit, i cili u miratua me debate të ashpra mbrëmjen e djeshme në Komisionin e Ligjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama i quan akuzat e opozitës si një amiqësi kundër investimit më të madh në rajon. Kreu i qeverisë iu drejtohet qytetarëve se duhet të zgjedhin "o me Durrësin në majë o me ata në plehra".
Reagimi:
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!