Ministrja Margariti ngec para pyetjes së gazetares, nuk di emrin e asnjë monumenti që do të mbrohet nga Ministria e Brendshme

15 November 2022, 18:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Margariti ngec para pyetjes së gazetares, nuk di emrin e
Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe me Prokurorinë e Përgjithshme për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe ndalimin e trafikimit të ikonave.

“Është një marrëveshje bashkëpunimi midis 3 institucionevepër ndalimin e trafikimit të pasurive kulturore. Kemi kuptuar gjatë operacioneve të ndryshme që ishte e nevojshme që të identifikonin hapat proceduralë, sesi të lidheshim dhe koordinoheshim për të përshpejtuar proceset. Sot marrëveshja vendos të gjitha institucionet përpara një kuadri të qartë hapash, masash mbështetjesh që bën të mundur që punonjësit të kenë më të lehtë hapat për ekzekutimin.

Më parë kemi nënshkruar një marrëveshje së bashku me kongresin amerikan për bashkëpunimin në mbrojtjen e pasurive kulturore dhe në luftën kundër trafikut të paligjshëm. Kjo ka sjellë një trajnim të posaçëm në disa institucioneve të vendit”, u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania.

Por, e pyetur nga gazetarja se cilat janë monumentet që do të mbrohen nga Ministria e Brendshme, për ruajtjen e ikonave, ministrja Margariti ngeci dhe nuk dinte të thoshte asnjë emër.

"Nuk më vijnë të gjithë emrat e monumenteve, kemi të shumë në Berat edhe në Gjirokastër, por emrat nuk janë pjesa ime e fortë, por mund ta ndiqni në vazhdim. Ato janë edhe duke u promovuar nga kanalet e Ministrisë së Kulturës dhe brenda vitit ato do të jenë emra më shumë se publik" tha Margariti


Video