Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditgën e sotme kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor-3 dhjetor 2022.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.
Gjithashtu, në mbledhje u vendos që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.
Deri tani, projekti 2 miliardë dollarësh i Portit të Durrësit po konsiderohet si një aferë korruptive dhe është kundërshtuar nga ana e opozitës. Pas këtij projekti janë disa kompani offshore dhe nuk dihet se cilët janë investuesit e vërtetë.