Ja u quajti Dash Sulën "gjel", banorët e Peqinit të revoltuar me Ramën: Na shau të gjithëve ajo pulë Tirane

16 November 2022, 12:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja u quajti Dash Sulën "gjel", banorët e Peqinit të
Edi Rama dhe qytetari i Peqinit

Shpesh herë gjuha e përdorur nga ana e deputetëve në parlament nuk është në nivelin e duhur. Përplasjet mes tyre në të shumtën e rasteve shkojnë deri në ofendime personale. Shprehja e kryeministrit Rama ndaj deputetit demokrat në Peqin Dashnor Sula duke e quajtur gjel deti këtë të fundit, ka shkaktuar “indinjatë” tek qytetarët e kësaj zone.

Ata e shohin të pavend etiketimin e kreut të qeverisë. Për “Fax News”, ata kanë hedhur një lumë ‘fyerjesh’ e batutash ndaj kryeministrit, duke shtuar se kjo qeveri e ka lënë në harresë qytetin e Peqinit. Njëri prej tyre madje e quajti “pulë Tirane”.

“Më njerëz të mirë se këtu s’gjen askund. O zoti Rama një përshëndetje ke nga Tigri i Peqinit, ne jemi njerëz me llogjikë, qytet 3 mijë vjeçar, e ka lënë Peqinin në harresë, turp! Unë nuk jetoj këtu se unë jam nënshtetas Italian, unë kam ardh turist këtu në vendlindjen teme”-tha një qytetar.

“Shumë na ofendon kjo shprehje, nuk i takon atij me na shajt. Edi Rama është si pulë Tirane jo si gjel Peqini”-përfundoi një nga banorët e zonës.


Video