Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me kohën e limituar për të folur në Kuvend.
Në një moment ishte Sali Berisha ai që u ngrit në podium për të folur, pasi nuk po i jepej fjala deputetëve të opozitës, që shkaktoi ndërprerjen e seancës. Më pas Berisha gjeti si zgjidhje daljen “LIVE” në Facebook, ku tha ato gjëra që në podium nuk arriti t’i thotë.
Të gjitha këto sollën kaos në Kuvend, ndërsa u vu re edhe reagimi i ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet Berishës me një “mesazh” me shenja, duke ngritur dy gishtat lart.