Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Izrael vlerësoi rolin e madh që pati Shqipëria dhe mikpritjen e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Ai theksoi se bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi evropian që e bëri një gjë të tillë, duke shtuar se një frymë e tillë vazhdon të ekzistojë edhe sot në vendin shqiptar.
Benjamin Netanyahu: Kryeministri Rama është mik i madh i popullit dhe shtetit hebre dhe i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëxit nuk e dinë dhe bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit, sepse myslimanët shqiptarë nën frymën e moderimit, tolerancës dhe dinjitetit njerëzo mbrojtën qindra hebre që jetonin asokohe në Shqipëri dhe po kështu mikpritën edhe shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni, ajo histori që bota duhet ta njohë. Kjo ëshë histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet të njohin rolin e jashtëzakonshëm dhe moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzore. Këtë frymë vazhdoni ta ushqeni edhe sot, miku im Edi Rama. Ju qëndruat krah së vërtetës. Busulla juaj morale nuk u lëkund dhe kjo është diçka që e vlerësojmë thellësisht. Po ndërtojmë marrëdhenie midis dy vendeve. Numri i turistëve izraelitë është rritur me 800%. E dyta, kemi kompani izraelite, që dinë se ka mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri. Kjo do të cohet edhe më tej me çeljen e dhomës së tregtisë në Jerusalem, mendoj nesër me praninë e Ramës. Së fundmi doja të thoja se kemi mirëkuptim që shkon përtej interesave por në ndjesën më të thellë njohim që ka afrim themel afërsie dhe vëllazërimi midis dy popujve dhe një bazë vëllarëzimi midis të dyve prej nesh.