“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë

24 Janar 2026, 20:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti nga selia blu fjalimin përmbyllës të protestës.

“Së pari, mirënjohje të pakufishme, guximtarëve, demokratëve e që sot në protestën më të fuqishme lebetitën regjimin më të urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve, lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel. Kreun e organizatës kriminale, të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë ku dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte i thjeshtë, vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Nëse je burrë, ia thashë dje, në rast se je burrë qëndro në zyrë. As në zyrë nuk ishte por në tunelet e Surrelit ishte fut.

Prandaj, përkundrejt qëndrimit guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji, dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. E garantoj se protestuesit do të përleshen me Edi Ramën dhe i them këtu mos ndërse policinë kundër protestuesve. Iu bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njeriu që nuk ka as ligj e as moral”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Sali Berisha i bëri thirrje Policisë të lirojë protestuesit e shoqëruar.

“Betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk i kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë”, tha Berisha.

 


Video