Berisha mesazh para protestës: Populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit!

24 Janar 2026, 14:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përçuar një mesazh për qytetarët, përmes një postimi në X.

Berisha shprehet se sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës.

Kreu i Partisë Demokratike e cilëson këtë ditë si ditën e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë.

Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.


Video