Molotov, gazlotsjellës, policë të lënduar: Çfarë nuk patë nga protesta e PD-së (FOTO)

24 Janar 2026, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta

Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike e zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë ka pasur me tensione dhe përplasje me policinë.

Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë.

Po ashtu ata kanë hedhur shishe molotovi në pjesën e godinës së Këshillit të Ministrave, ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Kjo ka detyruar forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë, për të shuar flakët.

Po ashtu policia ka përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët pas këtij momenti, janë zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha u largua menjëherë me makinë drejt selisë së PD.

Sakaq, sipas informacioneve të para nga blutë, deri më tani janë shoqëruar tre protestues lidhur me tensionet e shkaktuara në Kryeministri.

Po kështu, si pasojë e këtyre tensioneve, janë lënduar lehtë disa punonjës të uniformave blu, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.



Video