ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus
Pas zhvendosjes së protestës nga Kryeministria drejt godinës së Parlamentit, protestuesit janë përplasur me punonjësit e policisë.
Mes tyre u pa edhe Luçiano Boçi.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka foli në një prononcim të shkurtër për mediat, ku bëri një thirrje ndaj efektivëve të Policisë, që të mos arrestojnë protestuesit.
“Të bëjnë kujdes, mos të guxojnë të prekin asnjë qytetar, kjo është një revoltë qytetare. Qytetarët ndihen të dhunuar, ndihen të shantazhuar nga narkoregjimi dhe kanë të drejtë të protestojnë. Nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është afër”, tha Noka.