U fut me një çekiç në pikë kredidhënëse, kërcënoi punonjësit dhe vodhi paratë, në kërkim i mituri

24 Janar 2026, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë, ku një pikë kredidhënëse në rrugën “Vojo Kushi”, Shkodër, është grabitur nga një person i cili kërcënoi me çekiç.

Autori dyshohet të jetë një i mitur, i moshës 15-16 vjeç, i cili pritej nga një automjet jashtë ambienteve të subjektit të grabitur.

Sipas njoftimit të uniformave blu, e gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, e nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij“, njoftojnë blutë.

Vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Video