Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet 59-vjeçari!

24 Janar 2026, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durrës

Një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga autoritetet portuale të Durrësit, pasi tentoi të kalonte kontrabandë jashtë vendit dhjetëra steka me cigare elektronike.

Policia njofton se ai i kishte fshehur ato në automjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Njoftimi i PKK Port, Durrës:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte  u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. 



Video