Në Itali pritet të miratohet ligji që rrit çmimin me 5 euro për cigaret, përfshirë dhe elektroniket!

24 Janar 2026, 10:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Itali

Itali ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për një projektligj me iniciativë popullore që parashikon rritjen me 5 euro të çmimit të të gjitha produkteve të duhanit dhe nikotinës, përfshirë cigaret elektronike dhe duhanin e ngrohur.

Për dorëzimin e nismës në Parlament nevojiten 50 mijë nënshkrime, të cilat mund të jepen online përmes platformës së Ministrisë së Drejtësisë.

Qëllimi i projektligjit është ulja e konsumit të duhanit dhe mbështetja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Nisma promovohet nga AIOM, Fondacioni AIRC, Fondacioni Umberto Veronesi dhe Fondacioni AIOM, si pjesë e fushatës 5eurocontroilfumo.it./Tgcom24


Video