DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati dhe...

24 Janar 2026, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Alvarez

Tirana u trondit ditën e sotme, për shkak se vajza e futbollistit Fredi Alvarez humbi jetën aksidentalisht.

Gazeta panorama shkruan se, dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike.

I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.

Njoftimi i klubit:

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe!

Kujtojmë se takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.


Video