FOTO/ Vazhdon SAGA e SKANDALIT: Çarje në rrugën Qafë Plloçë–Qukës, qarkullimi kryhet me një korsi!

23 Janar 2026, 17:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qafë Plloçë–Qukës

Një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Traseja e rrugës ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, çka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment.

Për arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar.

Firma kontraktore po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për vlerësimin dhe riparimin e dëmtimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.



Video