Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-së në Iran ...
4 Mars, 19:10Fokus

Dy vajza janë arrestuar në kryeqytet, pasi kanë dhunuar një efektive policie.
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku shtetaset -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie.