
Partia Demokratike zhvillon sot një protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa godina e Kryeministrisë është e mbrojtur me masa metalike për të parandaluar trazira.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë protestë si “ditën e gjyqit qytetar” ndaj qeverisë së korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit.
“Sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sot është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, deklaroi Berisha në mesazhin e tij për qytetarët.