Protestuesit hedhin shishe molotovi dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

24 Janar 2026, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë.

Kordoni i policisë u ça dhe forcat e rendit u përgjigjën duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të demonstruesve.

Pas gazit lotsjellës, protestuesit kanë zbrazur sheshin, ndërsa Berisha u largua me makinë.

 


Video