Pse PS s’po çon mandatin e Olta Xhaçkës në GJK? Çuçi: Ngërçin ta zgjidhim duke kërkuar mendim nga “Venecia”!

24 Korrik 2024, 12:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bledi Çuç

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka sqaruar pse mazhoranca nuk po çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Në një konferencë me gazetarët, Çuçi sqaroi sipas tij një paqartësi, që grupi i PS propozon që të zgjidhet duke marrë një mendim nga Komisioni i Venecias.

Sipas tij, kushtetuta e thotë e qartë se nuk mund të imponohet vullneti i deputetit për të votuar, madje thekson se nuk mban as përgjegjësi për votimin.

Mazhoranca tha Çuçi, gjykon se Gjykata Kushtetuese ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese, gjë që nuk i lejohet. Ai thekson se dy vendimet qe janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese edhe Kuvendi i ka zbatuar.

Çështja e raportit të Parlamentin me GJK mendoj që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin kushtetues që të shfuqizojë cdo ligj, vendim apo akte të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar dy vendime të marra nga Kuvendi. Kuvendi i Shqipërisë i shfuqizoi të dy vendimet

Në rastin konkret është krijuar një2 paq2artësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të vetojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk i a lejon vetë kushtetuta.

Një vendim që vjen në parlament për tu votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet.

Le të vijmë tek GJK. Ne kemi vendosur që këtë ngërç me GJK ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias”, tha Çuçi.

Video