Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është nëdërprerë vetëm pak minuta pas nisjes, për shkak të një incidenti mes Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teksa Veliaj ka nisur të shpjegojë projekligjet që do të duhej të votoheshin, Blushi ka kërkuar të marrë fjalën duke e ndërprerë disa herë.
Kjo ka çuar në acarimin e situatës, teksa Blushi ka qëlluar në drejtim të Veliajt me një dosje me letra.
Veliaj ka reaguar pas ndërprerjes së mbledhjes përmes një komenti në rrjetet sociale.
"Sot Këshilli Bashkiak kish për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojne dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partickës së tyre. Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo force.
Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve te tij", ka deklaruar Veliaj.
Nuk ka vonuar as reagimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur me tone edhe më të ashpra, duke deklaruar se nga sot do të jetë në "gjendje lufte me Veliajn".
"Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.
Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.
Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë", ka deklaruar Meta.
Momenti i përplasjes në Këshillin Bashkiak: