E akuzoi për "21 Janarin", Basha i përgjigjet Metës: Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nga njeriu me bllok

22 Korrik 2024, 16:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha / Ilir Meta

Pas deklaratës së Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë, kur tha se Lulzim Basha është përgjegjës për vrasjen e katër plotësuesve të 21 Janarit, si ministër i asaj kohe, ka reaguar ky i fundit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha, duke i kujtuar Metës “bllokun”, shprehet se “mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet”.

Ish-kreu i PD thotë se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.

Deklarata e plotë:

Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj.


Video