Sherri në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Halit Valteri bën kallëzim në polici: Tedi Blushi më goditi me grushte

22 Korrik 2024, 18:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur Tedi Blushi qëllon me grusht Halit Valterin

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar sot me tensione të larta dhe madje edhe me përplasje fizike.

Gjithçka nisi kur këshilltari i opozitës, Tedi Blushi hodhi një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri.

Ky i fundit pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi.

Mësohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi.

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Në anën tjetër, kreu i PL-së Ilir Meta, akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulm ndaj Tedi Blushit.

 

 


Video