
Rama: PS si urban i unazës, të zbret në një stacion dhe të rimer...
20 Mars, 17:42Fokus
Dhimitraq Toli do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Dropullit për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kandidatura e tij është konfirmuar ditën e sotme në Asamblenë Socialiste të Dropullit. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
“Me Asamblenë Socialiste të Dropullit, ku rikonfirmojmë pa asnje dileme Dhimitraq Toli si kandidatin tonë për garën në #14MAJ , të sigurt se do të vijojë po me aq përkushtim punët në krye të bashkisë.
Kemi platformën më të mirë për qytetarët, me të cilët jemi në komunikim çdo ditë në secilën njësi administrative, në çdo lagje, për të takuar e dëgjuar gjithkënd sepse Partia Socialiste është e vetmja forcë politike për njerëzit”, shkruan Kumbaro.