E ka të pamundur të shkojë në Britani/ Berisha takim virtual me shqiptarët e Londrës, akuza të rëndas ndaj ambasadorit britanik

18 Mars 2023, 19:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi virtual

Në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe, për shkak të shpalljes "non grata", ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim virtual me emigrantët shqiptarë që ndodhen atje.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vijuar me akuzat e ashpra ndaj trupës diplomatike britanike në Tiranë. Ai tha se ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smthi tha se bashkë me Yuri Kim janë korruptuar nga kryeministri Edi Rama. E gjitha kjo për të shkatërruar opozitën shqiptare si dhe për ta shpallur atë "non grata".

"Yuri Kim së bashku me Edi Ramën ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, të Amerikës dhe konventën e Vjenës. Ka shkelë çdo normë, ligj, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Do të ju them të dashur miq, se pasi pa asnjë fakt, dokument, provë, asnjë fakt, Antony Blinken më shpalli mua ‘non grata’ zonja në fjalë mblodhi ambasadorët e BE-së dhe u kërkon atyre që të solidarizohen me vendimin e qeverisë së saj. Ajo mori një jo të thatë prej tyre. Dhe nuk mori vetëm jo-në e thatë, por mori edhe shkaqet pse jo.

Së pari diplomatët e nderuar i thanë asaj se nuk na keni pyetur ne, kur keni marrë këtë vendim. Së dyti nuk keni asnjë fakt, provë, apo dokument, për vendimin që keni marrë për të ndihmuar Edi Ramën, qeverinë e Edi Ramës dhe për të lënë vendin pa opozitë dhe ne me këtë nuk pajtohemi. Kjo është e vërteta. Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju. Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë. I thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe qeverinë e madhësirë së tij. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson, por nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën kam respektin më të madh,"-tha Berisha.

Video