
'Belinda Balluku e pafytyrë', banorët e Bërxullës kërkojnë zgjid...
26 Mars, 11:55Fokus
Përveç se me dy grupime, Partia Demokratike tashmë është edhe me dy seli në Tiranë.
Pasi mori vulën në Gjykatën e Apelit Administrativ, grupimi i Enkelejd Alibeajt vendosi të mos bënte "luftë" për të rimarrë selinë e vjetër, por të merrte një godinë të re.
Selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit dhe siç shihet në fotot e mëposhtme, në hyrje të godinës është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD.