Më afër Bashës apo Alibeajt? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

17 March 2023, 21:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Më afër Bashës apo Alibeajt? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, i është përgjigjur pyetjes së rrallë, nëse ka qenë më afër Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeajt.

Bardhi tha se si në raportin njerëzor ashtu edhe politik ka qenë më afër, Bashës edhe pse Alibeajn e ka njohur më herët.

“Pa asnjë diskutim që kam qenë më afër zotit Basha. Kam njohur më herët Alibeajn, por në politikë kam qenë më afër me Bashën. Në raport njerëzor nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Bardhi.


Video