Primaret e PD-së në nivel qarku, Këshilli Kombëtar miraton rregulloren: Drejtuesit politikë, jo pjesë e tyre

12 February 2025, 20:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Primaret e PD-së në nivel qarku, Këshilli Kombëtar miraton

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur sot që primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të zhvillohen në nivel qarku.

Me shumicë votash, Këshill Kombëtar i PD-së ka vendosur që të deleguarit politikë në qarqe të mos jenë pjesë e primareve. Këshilli ka miratuar edhe rregulloren e primareve.

Duke folur për mediat në fund të mbledhjes, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka sqaruar edhe debatet gjatë mbledhjes.

"Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë.

Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua. Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë.  Këto propozime u sqaruan.

Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin. Në fund rezultati tregoi se në fund propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla, nuk fituan", tha ndër të tjera, Edi Paloka.


Video