Blerina Abrazhda është emëruar sot me vendim të Këshillit të Ministrave në postin e zëvendës ministres së Mbrojtjes.
Ajo ka mbajtur më herët postin e kryetares për të udhëhequr zhvillimin e biznesit për Lockheed Martin në Lindjen e Mesme, duke patur kontakt direkt me Gjeneralin amerikan John W. Nicholson, Shef Ekzekutiv në Lockheed Martin Global Inc. për këtë rajon.
Lockheed Martin është gjiganti amerikan i prodhimit të armatimeve dhe municioneve për ushtrinë.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU