Meta denoncoi kërcënimin brenda qelisë, Berisha: I ngecën mëngjesin në fyt!

12 Shkurt 2025, 13:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani/ Sali Berisha/ Ilir Meta

Kryedemokrati, Sali Berisha, në konferencën për mediat, reagoi edhe për deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që pretendon se është kërcënuar në qeli.

Berisha e cilësoi akt hakmarrës të kryeministrit, ndërsa tha se burgjet i kontrollon, Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës. Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale. Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha sot një mesazh nga burgu, ku tha se kontrollohet çdo ditë në qeli.

Madje, sipas tij, sot gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama i është bërë kontroll i posaçëm dhe kontroll i imtësishëm fizik.

“Dyshojnë se mos sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem”, shtoi ai.


Video