Seanca për Veliajn/ Dy prokurorët pranojnë gabimin: Nuk është i dënuar, ishte problem i regjistrit elektronik

12 Shkurt 2025, 12:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar me urdhër të SPAK, do të njihet sot me masën e sigurisë. Seanca nisi në 09:00, por u shty për në 13:30, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani saktësuan se Veliaj nuk është person i dënuar, ndryshe nga sa ishte prezantuar fillimisht në dosjen hetimore të SPAK.

Në dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025,  thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar, raporton Shqiptarja.com.

Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.



Video