“Lubi Balluku është zhdukur”, Berisha: Oltion Bistri kishte vendosur në përgjim kundërshtarët e saj!

12 Shkurt 2025, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka zbuluar prapaskenat e dosjes hetimore të ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha tha se dosja ndaj Veliajt u kompletua nga qeveria, konkretisht nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas Berishës, i kishte vënë përgjues Veliaj dhe të shoqes, Ajola Xoxës, në bashkëpunim me ish-zyrtarin e lartë të policisë, Oltion Bistri.

Berisha: E keni parë Lubi Ballukun, Lubi lotin këto ditë? Është zhdukur nga radari! E di ju që ai Bistri kishte vënë sistemin e regjistrimit të zyrtarëve, armiq të Belindës. Absolutisht po dhe midis të tjerëve ishte Erjoni dhe Jolka.

Ajo është zhdukur tani, është zhdukur nga radari. Nuk del kurrkund, por në mënyrë absolute e ka marrë me Edi Ramën. Ajo nuk e bënte kurrë, se unë e njoh, çdo verim e ka kryer me Edi Ramën.

Pasi e regjistruan, e ndoqën, një pjesë të vëpeimeve e ka kryer ajo. Kush është Nesit? Nga i gjeti Nesti të dhënat e TIMS, e të tjera, ato i gjeti vetëm Bistri. Dosja e Erion Velisë është e kompletuar nga qeveria.


Video