"Po bëni masakër", Kumbaro përplaset me Zhupën: Qaj hallin e studentëve që të kanë pedagoge

21 July 2022, 21:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po bëni masakër", Kumbaro përplaset me Zhupën:
Mirela Kumbaro

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka akuzuar ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro se shkel gjithmonë Kushtetutën dhe ligjin, teksa po fliste për vendimin për kafshët e egra.

Kumbaro nuk hezitoi t'i përgjigjej duke i thënë se qan hallin e studentëve që kanë pedagoge Zhupën.

Debati në Kuvend

Ina Zhupa: Mirela Kumbaro është një garanci, që gjithmonë do të ketë një shkelje kushtetuese në çdo veprim që bën. E ka treguar në çdo dikaster, që arrin të shkelë Kushtetutën, të shkelë Ligjin, arrin të bëjë atë që nuk e mendon njeri se mund ta bëjë. Është shumë mirë në kostumin e shkeljes së Kushtetutës. Nëse do t’i kishte përzemër organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra, me siguri nuk do ta kishin ndërtuar Aeroportin e Vlorës në një zonë, ku shfarosin aq shumë shpendë të rralla. Po bëni masakër.

Mirela Kumbaro: Ç'të të them, ishte .. po dale mo dale se u përpoqa të përmblidhja 3 mesazhe. Një përçartje e kuptoj pas një ditë të gjatë edhe mund të jeni lodhur, po pa kryefjalë, pa kundrinorë pa sintaksë pa morfologji, më mori malli për kohën kur isha pedagoge dhe mundohesha të gjeja një cep për t’i dhënë studentëve një notë më të mirë. Por nuk e gjeta se ishte një përçartje totale. Meqë ke qenë edhe pedagoge, je pedagoge problemi nuk e kam tek banaliteti i fjalës, kur banalizohet fjala bëjmë të gjithë si ekspertë, zoologë, të hidrologjisë, detit, malit, fushës, satelitëve. Thjeshtë qaj hallin e studentëve që ju kanë pedagoge.


Video