Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Pusteci është bashkia e parë në vend që ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 1,054 vota, ndërsa “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, ka marrë 458 vota.
Diferenca mes dy forcave kryesore është 596 vota.
Pjesa tjetër e votave është ndarë mes partive të vogla dhe kandidatëve të tjerë.
Pusteci bëhet kështu bashkia e parë që mbyll zyrtarisht procesin e numërimit, ndërsa numërimi vijon në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës.