Noka urdhëron përfaqësuesit e PD të mos numërojnë votat e Greqisë. Reagon Balla: Po kërkon alibi për humbjen

12 May 2025, 00:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noka urdhëron përfaqësuesit e PD të mos numërojnë
Flamur Noka

Numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës vijon të mbetet në tension.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka urdhëruar përfaqësuesit e PD-së që të mos numërojnë asnjë votë të mbërritur nga Greqia, pasi demokratët pretendojnë se nga ky shtet ka anomali.

Ai ka hedhur akuza ndaj Taulnt Ballës, përfaqësues politik i diasporës për PS, duke thënë se ka mbushur thasët me vota.

“Thasët e Taulantit të ndahen veç me votat e diasporës. Porosia e jonë, konform ligjit të numërohet çdo votë e çdo qytetari si në Shqipëri dhe në diasporë. Informacionet tona janë të bollshme për thasët e Taulantit,  por votat do numërohen. Kam ardhur të monitoroj numërimin e çdo vote. I pe që zbriste dhe kërcënonte numëruesit Tao Tao? Unë bisedoj me anëtarët e kemi dhe u them numëroni çdo votë dhe çdo votë…”, tha Noka.

Këtyre akuzave Taulant Balla u është përgjigjur duke thënë se nëse ka prova duhet të shkojë në SPAK.

“Mendoni se mund të ndjek komentet e Mulit? Nëse zotëria disponon fakte për këtë vepër penale duhet të shkojë menjëherë në SPAK. Flamuri i PD ka humbur bishtin dhe po kërkohet alibia për humbjen, këtë nuk e zgjidh dot as unë as Celibashi. Thirrja ime për PD është të heqë dorë nga bllokimi i numërimit”, tha Balla për TCH.

 



 


Video