Tension i lartë në Parkun Olimpik për votat e Greqisë, përfaqësuesi i PD tenton të futet brenda perimetrit të sigurisë

11 May 2025, 23:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tension i lartë në Parkun Olimpik për votat e Greqisë,
Pamje nga Parku Olimpik

Me tensione të larta po vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, pasi PD kërkon që votat e Greqisë të ndahen, pasi sipas tyre ka anomali, duke u afruar edhe te perimetri i sigurisë.

Ndërkohë socialisti i PS Taulant Balla deklaron se PD po shkel ligjin dhe po pengon procesin e numërimit.

“Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë”, paralajmëroi Balla përfaqësuesit e PD-së.

“I kemi bërë thirrje KQZ-së që për votën e Greqisë të marrin masa dhe ta veçojnë, është shoqëruar me anomali”, tha përfaqësuesi i PD.

“S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dërguar ndonjë provë?”, tha Balla.

 

 


Video