Del rezultati i fundit i zgjedhjeve në Vorë: Ja kush kryeson

11 Maj 2025, 22:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Kanë dalë rezultatet paraprake nga 13 qendra votimi në qytetin e Vorës, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik.

Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1,271 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka marrë 868 vota.

Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.

KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet duke hedhur fishekzjarrë në ajër.

 

 

Video