PD dorëzon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit

11 November 2022, 12:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD dorëzon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Partia Demokratike ditën e sotme ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për projektin e Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferës korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë

Ai tha se porti është një aset për vendin dhe nuk mund tu merret qytetarëve të Shqipërisë.

“Mega aferës më të madhe korruptive në historinë e Shqiipërisë, nje aferë e gatuar në fshehtësi. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore

Ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë  që gjykata të qëndrojë në nivelin e saj të vërtetë të mbrojë interesin publik.

Shkuarja tek dhënia me konçesone individësh e kompanish pa marrë parasysh fare ligjin shqiptar, këtë mund ta bëj vetëm një individ, Edi Rama. Ne e godasim këtë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ne e godasim në interes të shqiptarëve. Porti është një aset për vendin, themel për një qytet 3 mijë vjeçar. Nuk mund tu merret qytetarëve të Shqipërisë”, tha ai.


Video