A ka frikë se protesta e së shtunës do të jetë me vogël se ajo e 7 korrikut? Si përgjigjet Berisha

10 November 2022, 22:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ka frikë se protesta e së shtunës do të jetë me
Berisha ne Opinion

Në një lidhje me emisionin ‘Opinion’, kreu i PD, Sali Berisha tha se protesta e së shtunës do të dredhë nga themelet atë që ai e quan regjimin e Edi Ramës.

“Protesta e së shtunës do të jetë në përputhje me direktivën e 7 korrikut, në të cilën Edi Rama u shpall armik i qenies së shqiptarëve, identitetit të tyre kombëtar, lirive, pasurive të tyre, fondeve publike, u shpall një armik i kulturës dhe një njeri që po dëbon me politikat e tij shqiptarët nga Shqipëria”.

“Motivet e protestës janë të jashtëzakonshme, ndaj dhe populli opozitar do t’i përgjigjet këtij armiku të egër në mënyrën e merituar. Së pari njëherë vetë protesta është simboli i revoltës popullore. Së dyti Skenari dhe koreografia është atribut i atyre që po merren me të. Shqipëria po zien, mezi po presim, të mëdhenj e të vegjël, pensionistë e të rinjtë mbushin sheshin dhe rrugët e Tiranës”.

A mendoni se keni hyrë në një bast pak të sikletshëm pasi nëse kjo protestë do të jetë me vogël se ajo e 7 Korrikut do të dëmtojë strategjinë tuaj për zgjedhjet e 14 Majit?

“Asnjë bast dhe asnjë rrezik! Kjo protestë do të jetë një protestë që do të dredhë nga themelet regjimin e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjet, mashtrimin e Edi Ramës”.


Video