Paloka sfidon Ramën: Hajde bëjmë testin të dy, ti nuk futesh dot në Kuvend pa thithur disa viza kokainë

10 November 2022, 16:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paloka sfidon Ramën: Hajde bëjmë testin të dy, ti nuk futesh
Paloka dhe Rama

"I kthyem përgjigjen që meritonte, ashtu siç e meritonte" Kështu shprehet deputeti demokrat Edi Paloka pas incidentit që pati me kryeministrin Edi Rama, ku deputetët socialistë më pas kërkuan përjashtimin e tij dhe të Bujar Leskajt për 10 ditë për ofendime dhe sjellje të pahijshme në Kuvend, duke i akuzuar dhe se ishin të dehur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka e mohon kategorikisht që të ketë qenë i dehur dhe shton më tej se Ramës do ia japin përgjigjen më të qartë shqiptarët.

Paloka e sfidon kryeministrin Rama që të bëjnë testin të dyja palët, ku sipas tij kryeministri duhet të bëjë testin e drogës. Sipas tij, të gjithë e dinë se kryeministri Rama nuk futet në asnjë seancë plenare pa thithur disa viza kokainë.

Ndërkohë, është zbardhur dhe shkresa e firmosur nga 7 deputetë socialistë, të cilët ia kanë depozituar Kuvendit, drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla ku i kërkojnë masën disiplinore për dy demokratët. 

Reagimi i plotë i Palokës:

E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance .

Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe:

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.
Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.
Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…
Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!
Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?
Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!

Paloka sfidon Ramën: Hajde bëjmë testin të dy, ti nuk futesh


Video