Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Buxhetit 2023 dhe përplasjes që pati në Kuvend me dy deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Në një postim në Twitter, Rama shprehet se opozita nuk pranoi krizën e shkaktuar nga lufta apo financimin rus. Ndërsa për Palokën dhe Leskajn kryeministri thotë se ishin të dehur dhe përdorën fjalor fyes në Kuvend.
"Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!
Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!", shkroi Rama.