Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS: Folëm për projeksionin e vitit të ardhshëm, aleancë vetëm me qytetarin

10 November 2022, 21:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS: Folëm për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku ka treguar se kanë biseduar për ecurinë e dialogut me drejtuesit e qarqeve.

Po ashtu, ai shtoi se pjesë e bisedës ishte dhe projeksioni për vitin e ardhshëm. 

"Kemi bërë një diskutim lidhur me ecurinë e këtij dialogu që nuk zhvillohet vetëm kur shkoj unë por në vazhdim me drejtuesit e qarqeve. Natyrisht që kemi folur edhe për projeksionin e vitit të ardhshëm ku një moment shumë i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore."- tha Rama.

I pyetur nga gazetarët se a do ketë PS koalicion në zgjedhje, Rama u përgjigj shkurtimisht: Me qytetarët vetëm.


Video