Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PL-së Ilir Metaj mbi projektin e portit të Durrësit.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Metaj po përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait ndërsa vetë ka sjellë 2 parti. Kryeministri shton më tej me ironi se njëra prej partive shkoi për skrap ndërsa tjetras ka ardhur për lekë.
“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!” – shkruan Rama.
Ilir Metaj, në një konferencë për media ditën e sotme u shpreh se kreu i qeverisë gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguaj asgjë për Portin e Durrësit.